15 Janar 2025

Kryeministri Thaçi: Serbët po luajnë me zjarrin

Prishtinë, 11 nëntor - Kryeministri Hashim Thaçi, në intervistë për gazetën kroate, "Jurarnji list", thotë se serbët janë duke e rrezikuar të ardhmen e tyre europiane, përderisa e dinë se çështja e kufijve në Ballkan është e zgjidhur.

Hashim Thaçi, kryeministri kosovar i ri në moshë, lideri i rezistencës ndaj Millosheviqit, ka qëndruar këto ditë në Zagreb, para se të udhëtojë në Bruksel ku është takuar përsëri me kryeministrin serb Ivica Daqiq.

"Shpresoj që fakti që në Bruksel kam udhëtuar nga Zagrebi nuk do të interpretohet gabimisht në Beograd, siç edhe bëjnë ata rëndom", tha kryeministri kosovar.

A do të bëhet fjalë në ato takime për “ndarjen” e Kosovës, për çfarë spekulohet në Serbi, apo do të ketë diskutim për autonominë politike-territoriale të serbëve për çfarë di të flas edhe kryeministri serb Daciç?

!Tanimë jam lodhur duke dhënë përgjigje në propozime të tilla nga Serbia!, filloi të flasë Hashim Thaçi, i cili gjatë bisedës vetëm disa herë e ka ndryshuar gjestikulacionin, kurse intonacioni i tij ishte i njëjtë gjatë tërë kohës. Do të jepte ndonjë buzëqeshje kur dëshironte të theksonte, sipas mendimit të tij, absurditetin e disa qëndrimeve të Beogradit.

!Nuk e di përse ata tërë kohën sillen në rreth. Propozimet e tilla nuk më janë tanimë as zbavitëse, as të kuptueshme. Ato nuk mund t'u shërbejnë as rrëmujave të brendshme serbe. Ivica Daciç i di më së miri këto fakte", deklaroi Hashim Thaçi.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)