Kryeministri Thaçi refuzon ofertën e Haradinajt për koalicion
Prishtinë, 25 dhjetor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka refuzuar ofertën liderit të AAK-së Ramush Haradinaj për një koalicion qeverisës, ku Haradinj ka kërkuar postin e kryeministrit.
Në një intervistë për gazetën Bota sot kreu i qeverisë është shprehur se do ta cojë deri në fund mandatin që ai ka fituar.
"Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të kaluara. Kam mandatin e plotë të Kuvendit të Kosovës dhe legjitimitetin e plotë qytetar. Do ta ruaj dhe do ta kultivoj besimin që qytetarët e Kosovës kanë treguar ndaj meje kur jam nominuar kandidat për kryeministër. Këtë kontratë me qytetarë me asnjë çmim, me asnjë post, me asnjë marrëveshje politike nuk e lëndoj."
"Andaj do ti kryejmë obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. Partia Demokratike e Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më tepër me reformat që është duke i bërë, natyrisht me koalicionin qeverisës që është aktiv, është dinamik. E kam theksuar edhe më herët dhe e përsëris se ky kabinet qeveritar është më i miri në historinë politike të Kosovës dhe do të vazhdojmë punën tonë ekzekutive." ka thënë Thaçi.
Llidhur me ofertën e bërë nga Ramush Haradinajt për të udhëhequr qeverinë në një koalicion të mundshëm PDK-AAk, kryeministri është shprehur se ofertën e prezanton partia që i fiton zgjedhjet dhe u ofron partnerëve të mundshëm për koalicion.