15 Janar 2025

Kryeministri Thaçi priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it

Prishtinë, 28 janar - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it n Xavier Bout De Marnhac me rastin e përfundimit të mandatit të tij në krye të misionit të BE-së për sundimin e ligjit.

Në takim kryeministri Thaçi shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të EULEX-it në Kosovë  si dhe për angazhimin dhe përkushtimin personal të De Marnhac.

Kryeministri Thaçi me këtë rast ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës  për zbatimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore. Në këtë angazhim, ndihmesë të madhe ka dhënë edhe EULEX-i nën drejtimin e Marnhac.

“Edhe në të ardhmen ne presim që të bashkëpunojmë ngushtë me misionin e BE-së për të fuqizuar rendin, sigurinë dhe ligjin sidomos në veri të Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.

 Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac e falënderoi  kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e mirë dhe konstruktiv si dhe përkrahjen që i ka dhënë misionit të BE-së për sundimin e ligjit - EULEX.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)