Kryeministri Thaçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi
Prishtinë, 21 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me ftesë të Kryeministrit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan po qëndron për një vizitë zyrtare njëditore në Ankara.
Në takimin e dy kryeministrave do të bisedohet për procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës, për mbështetjen e Turqisë në rritjen e numrit të njohjeve, për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e zhvillimit ekonomik, të arsimit dhe në fushat tjera me interes të përbashkët.