03 Maj 2024

Kryeministri Thaçi paralajmëron veprime të tjera në veri

Prishtinë, 26 gusht - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha të enjten në mbledhjen e qeverisë se askush nuk duhet të befasohet nëse mekanizmat e sigurisë janë në lëvizje në cilëndo pjesë të vendit, pasi sipas tij, vendimi për rritje të sigurisë është në fuqi.

Thaçi ka theksuar se për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për institucionet e Kosovës, sundimi i rendit dhe ligjit kanë qenë, janë dhe do të mbesin prioritetet kryesore.

Thaçi ka theksuar se institucionet kompetente të sigurisë janë të autorizuara që të punojnë me një gatishmëri të lartë dhe ato kanë autoritetin e plotë kushtetues dhe ligjor për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm të gjitha institucionet e sigurisë në vend. Janë inkurajuese deklarimet nga faktorët ndërkombëtar për qëndrimin unik në vendosjen e rendit dhe ligjit në veri si dhe për t’u përballur me strukturat ilegale dh kriminale që funksionojnë në këtë pjesë të vendit”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri ka vlerësuar se njohjet e reja që po i vijnë Kosovës janë treguesit ma të mirë se strategjia e institucioneve për lobim po jep rezultatet e saja. Me këtë rast kryeministri Thaçi ka theksuar angazhimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe lobimin e suksesshëm të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në vendet e kontinentit Afrikan.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, me kërkesë të kryeministrit Hashim Thaçi, ka informuar kabinetin qeveritar me vizitat e zhvilluara ne vendet afrikane. Ai ka njoftuar se ka vizituar Tunizinë, Malin, Republikën e Guinesë Konakri, Nigerin, Çadin, Benin, Togon Gabonin,

Zëvendëskryeministri Pacolli ka informuar kabinetin qeveritar edhe për vendimin që vendet e organizatës së Karikomit të njohjen pavarësinë e Kosovës, por të gjitha shtetet e kësaj organizate janë të lira të vendosin veç e veç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)