28 Prill 2024

Kryeministri Thaçi: Nuk do të ketë kthim prapa

Prishtinë, 27 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka deklaruar se një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga liderët e strukturave paralele serbe dhe autoritetet e Beogradit, kanë sulmuar fillimisht pikën 1, e më pas atë 31.

Ai ka thënë se ruajtja e qetësisë, sigurisë dhe tërësisë territorial të Republikës së Kosovës është detyra jonë parësore dhe për këto parime nuk do të ketë kompromis.

\"Është e qartë që turmat e dhunshme kriminale, të motivuara dhe financuara nga autoritetet e Beogradit po synojnë që ta sfidojnë integritetin tonë. Me veprimet e sotme edhe një herë është demaskuar publikisht politika e Beogradit ndaj Kosovës. Po ne, nuk do të biem në grackën e tyre. Ju ftoj që të ruani qetësinë, dhe të keni besim në ne. Të besoni në institucionet e Shtetit të Kosovës dhe në KFOR-in-m NATO-n. Ju garantoj që do ta kthejmë rendin dhe ligjin. Keni besim në ne. Ruani qetësinë. Ne nuk do të zmbrapsemi. Për Kosovën do të këtë ecje përpara\", ka theksuar kryeministri Thaçi në paraqitjen e sontme publike, pas zhvillimeve të fundit në veriun e vendit
 
Pas përfundimit me sukses të operacionit të njësive special të policisë së Kosovës në veri të vendit, ato janë tërhequr dhe policia kufitare dhe doganieret janë vendosur në pikën 1 dhe 31. Aty ishin vendosur policia kufitare dhe doganieret e Republikës së Kosovës.
 
Fatkeqësisht, në orët e pasdites, një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga liderët e strukturave paralele serbe dhe autoritetet e Beogradit, kanë sulmuar fillimisht pikën 1, e më pas atë 31.

Kryeministri Thaçi ka thënë se këto veprime të dhunshme janë urdhëruar, koordinuar dhe udhëhequra nga strukturat me të larta politike të qeverisë së Serbisë.

\"Derisa po ju drejtohem, Forcat e KFOR-it dhe policia e Kosovës janë duke bërë përpjekje me te gjitha forcat për të mbajtur kontrollin në pikën 31  dhe për të rikthyer prezencën në pikën 1. Nuk do të këtë asnjë kompromis. Reciprociteti me Serbinë do të instalohet\", është shprehuar ai.

Thaçi ka deklaruar se aktualisht kemi vështirësi dhe ballafaqime, por nuk do të tërhiqemi në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, kjo është toka jonë, është vendi ynë, është e drejta jonë kushtetuese dhe ligjore. 

\"Para së gjithash, dua t’ju drejtohem qytetarëve të Kosovës dhe t’u bëj apel që ta ruajnë qetësinë dhe të hënë besim në institucionet e Kosovës dhe në KFOR-in, i cili është në mbështetje të përpjekjeve tona për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Dua t’ju siguroj që nuk do të ketë kthim prapa dhe skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe me asnjë çmim\" , ka pohuar Thaçi.

\"Është e qartë që turmat e dhunshme kriminale, të motivuara dhe financuara nga autoritetet e Beogradit po synojnë që ta sfidojnë integritetin tonë. Me veprimet e sotme edhe një herë është demaskuar publikisht politika e Beogradit ndaj Kosovës. Po ne, nuk do të biem në grackën e tyre.\"

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)