Kryeministri Thaçi njoftoi liderët e partive politike për bisedimet
Prishtinë, 29 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me liderët e partive politike të Kosovës, të cilët i informoi me rrjedhën e procesit rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë.
Kryeministri i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, më 21 janar 2013 në Bruksel, në praninë e Përfaqësueses së Lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, baroneshës Catherine Ashton.
Liderët e partive politike të Kosovës falënderuan kryeministrin e Republikës së Kosovës , z. Hashim Thaçi për informimin e rregullt.
Lidhur me bisedimet e fundit të zhvilluara në Bruksel, kryeministri Thaçi do të flas të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës.