07 Maj 2024

Kryeministri Thaçi: Nikoliq është një humbës i madh

Prishtinë, 22 korrik - Tomislav Nikoliq është një humbës i madh. Ashtu siç është larguar i turpëruar nga Kosova në vitin 1999 ashtu do të ndodhë sërish’, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit serb “se do ta përdorë edhe forcën ushtarake nëse është nevoja për ta ruajtur Kosovën.

Kryeministri Thaçi tha se deklaratat e tilla janë mesazhe të këqija të Serbisë në raport me Kosovën por edhe për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin fqinjësor në rajon. Thaçi theksoi se mesazhet e Nikoliqit burojnë nga periudha dhe mentaliteti i Milosheviqit, të cilat kanë shkaktuar dhimbje të mëdha për popujt ballkanikë, po edhe për popullin serb.

“Një fjalor i tillë u ka shkaktuar kriza dhe vuajtje të mëdha popujve, ka shkaktuar edhe gjenocidin në Kosovë nga ana e Serbisë, ku pjesëtarë të këtij regjimi ndër kryesorët kanë qenë dhe Nikoliq edhe Daçiq, po në të njëjtën kohë theksoj se vazhdimi i këtij fjalori nënkupton vazhdimin e humbjeve të tjera të Serbisë në raport me Kosovën, sepse siç është larguar humbëse dhe turpëruese Serbia në vitin 1999, sërish do të ndodhë e njëjta gjë”, tha kryeministri Thaçi.

Sa i përket dialogut të mundshëm politik mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Thaçi tha se nuk “ Fillimisht duhet të ndodhin implementimet e të gjitha marrëveshjeve, pastaj janë edhe disa çështje të tjera si telekomunikacioni, energjetika që duhet të diskutohen, por paraprakisht duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel në veçanti IBM-ja dhe bashkëpunimi rajonal që janë parakushte për konsolidimin apo normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, theksoi kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi foli edhe për ndryshimet e mundshme në koalicionin qeverisës, për të cilat është përfolur shumë ditët e fundit në media.

Ai i hodhi poshtë këto paralajmërime, duke i quajtur spekulime mediale.“Do të vazhdohet me mirëqeverisje, me suksese dhe efikasitet në punë. Natyrisht se jemi duke punuar me të gjithë, edhe me opozitën, për disa çështje që janë të rëndësishme, në veçanti për reformën zgjedhore dhe në të njëjtën kohë për perspektivën evropiane për procesin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në çdo pikë që na ofron me opozitën, ne do të jemi shumë afër dhe do të jemi shumë mirëkuptues, por qeveria i ka punët e veta dhe opozita në të njëjtën kohë e ka agjendën e vet”, tha kryeministri Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)