Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Murtez Xhemës
Prishtinë, 14 dhjetor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër i vendit, ka ngushëlluar familjen Xhema, me rastin e vrasjes së nënkryetarit të PDK-së në Suedi, Murtez Xhema.
Vrasja e Murtezit është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe Degën e PDK-së në Suedi. Murtez Xhema ishte veprimtar i devotshëm, duke dhënë kontribut në të mirë të çështjes kombëtare, në të gjitha fushat në diasporë dhe kudo që ka vepruar, thuhet në telegramin e Thaçit.
Vrasja e Murtez Xhemës është kryer në rrethana ende të pasqaruara mirë..