08 Maj 2024

Kryeministri Thaçi në janar takohet me kryeministrin Daciç

Bruksel, 11 dhjetor - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton deklaroi mbrëmë se bisedimet midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daciç do të vazhdojnë gjatë janarit dhe se ajo theksoi se pret përparime në procesin e dialogut.

Ashton megjithatë në konferencën e mbajtur pas përfundimit të mbledhjes së parë të këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, nuk ka komentuar pyetjen lidhur me ndarjen e datës për Serbinë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të dy pikave kufitare në kushte të rënda, shton besimin se do të arrihet edhe një përparim më i theksuar në takimin e ardhshëm”, theksoi Ashton, e cila ka informuar ministrat e jashtëm të vendeve anëtare lidhur me marrëveshjet dhe takimet e realizuara mes kryeministrave Daciç - Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)