Kryeministri Thaçi: Kosova është shembull i tolerancës fetare
Prishtinë, 6 nëntor - Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Fahrush Rexhepi.
Kryeministrit Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit, këtë festë të solidaritetit, të mirëkuptimit të ndihmesës ndaj njëri- tjetrit.
Kosova sipas tij ka qenë, është dhe do të mbetet shembull i tolerancës fetare, politike e qytetare. Në këtë drejtim, Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
"Prandaj, edhe sot uroj të gjithë qytetarët, besimtarët e fesë Islame të Kosovës dhe të gjithë myslimanët kudo që janë për festën e tyre, me urimin e rritjes së solidaritetit, vëllazërisë ndaj njeri tjetrit, e në të njëjtin kohë mesazhit të paqes dhe të mirëkuptimit", ka thënë kryeministri Thaçi