Kryeministri Thaçi ka udhëtuar sot për në Vjenë
Prishtinë, 23 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën.
Në takim do të diskutohet për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për mbarëvajtjen e zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës dhe për hapat e mëtejmë për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën.
Pas takimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, kryeministri Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith do të mbajnë konferencë për media.