16 Janar 2025

Kryeministri Thaçi ka udhëtuar sot për në Bruksel

Prishtinë, 18 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me Presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso, si dhe me Përfaqësuesen e BE-së për Politikë të Jashtme, Baroneshën Catherine Ashton.

Me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton do të zhvillohet takimi i radhës mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daqiq.

Ndërsa sonte, Kryeministri Thaçi do të takojë në një darkë pune Zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, Philip Reeker.

Në takimet me zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-ve, Kryeministri Thaçi do t\'i prezantojë të arriturat e Kosovës në këto 5 vite pavarësi, si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për integrimet europiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)