Kryeministri Thaçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Londër
Prishtinë, 6 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me ftesë të sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Londër.
Qëllimi i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës në sferën ekonomike dhe politike, forcimi i mbështetjes për konsolidimin dhe njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe perspektiva e avancimit të procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës.