Kryeministri Thaçi ka udhëtuar për në SHBA
Prishtinë, 20 gusht - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Seanca do të zhvillohet të martën, ndërsa në të do të diskutohet raporti i rregullt i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, në lidhje me situatën në Kosovë.
Në këtë takim të Këshillit është thënë se do të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Raporti i Sekretarit Ban u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të jenë më konstruktivë në tejkalimin e dallimeve