Kryeministri Thaçi ka udhëtuar për në SHBA
Prishtinë, 3 prill - Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Washington kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime të nivelit më të lartë shtetëror në Shtëpinë e Bardhë, në Stete Department dhe në Kongresin e SHBA-ve.
Pas Washingtonit, Kryeministri Hashim Thaçi do të udhëtojë në New York, ku do të ketë takime të nivelit më të lartë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.