29 Prill 2024

Kryeministri Thaçi i uron gratë e Kosovës

Prishtinë, 8 mars - Kryeministrit i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në urimin drejtuar grave ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi është një festë e rëndësishme për gruan dhe nënën, si pjesë e shoqërisë, që shënohet në tërë botën demokratike.

“Përgjatë gjithë historisë roli i nënës dhe i gruas ka qenë i domosdoshëm për krijimin e vlerave të përgjithshme shoqërore, kulturore, politike dhe jetësore. Sot, nuk ka si të mos kujtohen emrat e grave që lanë gjurmë të ndritura në historinë e kombit tonë, prej Mbretëreshës Teutë, grave Suljote, motrave Qiriazi, Shotë Galicës, Xhevë Lladrovcit, grave që qëndruan në burgje dhe gjithë atyre që ranë për liri nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës."

"Sot, në të gjitha institucionet e shoqërisë sonë gruaja është duke zënë vendin e merituar dhe duke dhënë kontribut në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës”, thuhet në urim.

Ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e hapave konkretë që ky përfaqësim të jetë edhe më meritorë.

“Festa Ndërkombëtare e Gruas na sensibilizon që të jemi të kujdesshëm dhe t’i japin hapësirën e merituar këtij potenciali të pashtershëm të shoqërisë njerëzore. Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dua që të gjitha nënave dhe grave të Kosovës ua uroj Festën e 8 Marsit, dhe dua të riafirmoj përkushtimet dhe vizionin e qeverisë për avancimin e barazisë gjinore në vendin tonë”,përfundon urimi i kryeministri Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)