20 Janar 2025

​Kryeministri Thaçi garanton implementimin e Misionit të Ri

Prishtinë, 12 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin Ditës së Paqes, 12 qershorit me ç'rast ka garantuar edhe implementimin e Misionit të Ri - zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të shtetit të Kosovës

Në urimin e kryeministrit Thaçi thuhet se pesëmbëdhjetë vjet nga Dita e Lirisë, Dita e Paqes, janë të vendosur të vazhdojnë me implementimin e reformave të gjithëmbarshme në ekonomi, duke garantuar implementimin e Misionit të Ri - zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të shtetit të Kosovës.

Në urimin e tij e Thaçit thuhet se Dita e Paqes, 12 Qershori, është datë historike për vendin tonë dhe shënonpërfundimin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe hapjen e kapitullit të paqes.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, me pietet dhe krenari të veçantë kujtojmë sakrificën e të gjithë dëshmorëve të lirisë, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencën e të gjithë brezave të qytetarëve tanë, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës."

"Me rastin e Ditës së Paqes, në emër të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Republikës shpreh falënderimin e thellë për fushatën e bombardimeve të NATO-s, si intervenimin më të suksesshëm ushtarak dhe humanitar në fund të shekullit njëzet. Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e shtatë të Pavarësisë, duke konsoliduar institucionet e veta demokratike, e vendosur dhe e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO."

"Pesëmbëdhjetë vjet nga Dita e Lirisë, Dita e Paqes, jemi të vendosur që pas përmbushjes me sukses të misionit të çlirimit dhe të pavarësisë, tani të vazhdojmë me implementimin e reformave të gjithëmbarshme në ekonomi, duke garantuar implementimin e Misionit të Ri - zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të shtetit të Kosovës”, thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)