28 Prill 2024

Kryeministri Thaçi: EULEX, nuk ka vullnet për të vendosur rend

Prishtinë, 27 korrik - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosoves, Hashim Thaçi ka deklaruar se EULEX-i, nuk po shpreh vullnet që të përkrah institucionet e Kosovës, për të vënë rend dhe ligj në veri.

Kryeministri Thaçi, hodhi akuza duke thënë se EULEX ka qenë i informuar për aksionin qe e ka marr qeveria, por sipas tij, kanë hezituar qe të ofrojnë mbështetje.

“Ky hezitim dhe refuzim ka qenë dhe është në kundërshtim të plotë me rolin e tyre, për atë që institucionet e Kosovës i kanë ftuar në Kosovë. Prandaj, në kuadër të autoritetit tonë sovran, në kuadër të kompetencave tona dhe detyrimeve të dokumente ndërkombëtare, ne nuk do të lejojmë përjetësisht që sovraniteti ynë të cënohet. Të përdoret vendi ynë për kalimin e mallrave, është në kundërshtim me vlerat dhe parimet evropiane perëndimore”, ka thënë Thaçi.

“Nëse misioni EULEX, mendon se lejimi i kontrabandës është diçka normale, që duhet toleruar, atëherë le të na japin vetëm një shembull konkret, në cilin shtet të BE-së lejohet kontrabanda e krimi dhe strukturat paralele?”, shtoi më tej Thaçi.

“Kjo është e pashpjegueshme dhe kërkon përgjigje. EULEX është i ftuar nga institucionet e Kosovës, nga institucionet e shtetit të Kosovës për të ushtruar autoritetin e vetë për sundimin e ligjit”, ka vijuar më tej Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)