Kryeministri Thaçi, emëron nëntë zëvendësministra
Prishtinë, 7 qershor - Në vazhdën e reformave afirmative që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, që kanë për qëllim shtimin e efikasitetit dhe efektshëmrisë së punës së qeverisë në periudhën vijuese dhe duke u bazuar në nenin 94, paragrafin (1) dhe (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë vendim për emërimin e nëntë zëvendësministrave, në pozitat, si vijon:
Emin Krasniqi, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit
Idriz Vehapi, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Naim Fetahu, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike
Zenun Pajaziti, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
Imri Ahmeti, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Arban Abrashi, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane
Xhabir Morina, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Dardan Gashi, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane
Gani Elshani, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit