Kryeministri Thaçi do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Hungari
Prishtinë, 12 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Hungarisë.
Kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, si dhe do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë tjerë shtetërorë të Hungarisë.
Kryeministri Thaçi dhe Kryeministri Orbán do ti drejtohen me nga një fjalë rasti Forumit Ekonomik, që organizohet në Budapest nga Qeveria e Republikës së Kosovës.