Kryeministri Thaçi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Turqi
Prishtinë, 8 maj - Me ftesë të Presidenit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gül dhe kryeministrit Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga 9 maji do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Turqi, ku do të marrë pjesë në punimet e Konferencës Least Developed Countries Conference, që organizohet nga Kombet e Bashkuara në Stamboll.
Po ashtu, kryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në Takimin e Nivelit të Lartë lidhur me Investimet dhe Partneritetin, që do të organizohet në kuadër të konferencës.
Pjesëmarrja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e vendeve në zhvillim, është në vazhdën e përkushtimit të kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe sjelljen e investimeve të reja në vend.