19 Janar 2025

Kryeministri Thaçi do të bëj vizitë zyrtare në Japoni

Prishtinë, 9 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Japoni, nga data 12 prill deri më 15 prill 2014.

Gjatë vizitës, Kryeministri Thaçi do të takohet me homologun e tij, Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë, gjithashtu edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pritet që vizita e Kryeministrit Thaçi të ndikojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)