16 Janar 2025

Kryeministri Thaçi dënon aktin e kërcënimit të aktivistes Nazlie Bala

Prishtinë, 23 mars - Kryeministri rithekson se të gjithë qytetarët e Kosovës me sakrificën dhe përkushtimin e tyre të madh me dekada të tëra kanë kontribuar për të ndërtuar shtetin e lirë, të pavarur dhe demokratik të Kosovës.

Bazuar në këtë sakrificë dhe në këtë vizion të realizuar, për Qeverinë e Republikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i dënueshëm cenimi i lirisë së shprehjes dhe i jetës së secilit qytetar të vendit.

Kryeministri Thaçi kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryesit e këtij akti të kërcënimit të përgjigjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)