Kryeministri Rama viziton Kosovën
Prishtinë, 22 mars - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot (e shtunë) do ta vizitojë Kosovën, me çrast do të marrë pjesë në konferencën me bizneset kosovare, e cila do të mbahet në qytetin e Pejës.
Lajmin për vizitën e Ramës në Kosovë, e ka konfirmuar Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB).
Kryeministri Rama do ti vizitojë kompanitë Elkos Group dhe Devolli Group, kurse në Hotelin Dukagjin kryeministri Rama do të marrë pjesë në konferencën, në të cilën do të diskutohet me bizneset kosovare në temën: Rritja e bashkëpunimit në mes bizneseve Kosovë-Shqipëri, është thënë në njoftimin e AKB-së.