Kryeministri Rama sot në Prishtinë
Ftesa për kryeministrin shqiptar ka ardhur nga lëvizja Fol e drejtuar nga Petrit Zogaj i cili ka sqaruar për Shekullin se pjesë e diskutimit do të jenë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Serbi.
Kryeministri do të jetë i gatshëm tu kthejë përgjigje interesit të pranishmëve. Vizita pritet edhe më me interes pas reagimit të gazetarëve të Kosovës të cilët janë indinjuar nga mungesa e ftesës për pritjen gala të fundvitit të organizuar nga kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave.