25 Dhjetor 2024

Kryeministri priti në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik

Prishtinë, 17 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, znj. Avital Leibovich, ish-nënkolonele e forcave rezervë të shtetit të Izraelit.

Znj. Leibovich e ka uruar kryeministrin Kurti, për siç ka thënë ajo, fitoren mbresëlënëse në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, si ndryshimi i shumëkërkuar nga qytetarët.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar znj. Leibovich me planet dhe programin qeveritar, që janë të përqëndruara në punësim dhe në drejtësi.

Znj. Leibovich tha se për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve nevojitet mërgatë e konsoliduar dhe e bashkuar. Ajo premtoi angazhim për të lobuar te kompani të ndryshme izraelite, që do të mund të orientonin investimet e tyre në Kosovë.   

Znj. Avital Leibovich është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.  Ajo është gruaja e parë nga Lindja e Mesme që ka marrë këtë çmim prestigjioz shqiptar. Kjo medalje u jepet njerëzve që kanë kontribuar në sigurinë, zhvillimin dhe përparimin e  Shqipërisë.


 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)