Kryeministri Mustafa takohet me Zarifin
Prishtinë, 20 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB), shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa foli për progresin e gjithanshëm në Republikën e Kosovës.
Kryeministri Mustafa po ashtu vlerësoi përkrahjen që agjenci dhe trupa të ndryshëm të Kombeve të Bashkuara po japin për Kosovën
Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi z. Zarif për punën dhe kontributin e tij në Kosovë, duke i uruar suksese në angazhimet e tij të mëtejshme.
Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar progresin në Kosovë si dhe shprehu mirënjohje për institucionet dhe popullin e Kosovës.