Kryeministri Mustafa sot në interpelancë parlamentare
Prishtinë, 27 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të rregullt plenare në të cilën kryeministri Isa Mustafa do të paraqitet në interpelancë parlamentare.
Kryesia ka vendosur që interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, e propozuar nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.