Kryeministri Mustafa shkarkon ministrin Mariq
Prishtinë, 16 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marr sot vendim për shkarkimin e Ljubomir Mariq nga detyra e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe njëkohësisht emërimin në këtë detyrë të Mirjana Jetviq, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.