17 Janar 2025

Kryeministri Mustafa pranoi Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Prishtinë, 9 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën nga shefja e Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kryeministri Mustafa dhe znj. Apostolova biseduan në përgjithësi për përmbajtjen e Raportit si dhe hapat e mëtejmë në avancimin e proceseve në Kosovë.

Gjatë takimit, po ashtu, u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit në arritjen e synimeve të përbashkëta në rrugën eurointegruese të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdim e reformave të gjithanshme, zhvillim ekonomik, fuqizim të shtetit të së drejtës dhe luftimin e dukurive negative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)