Kryeministri Mustafa po merr pjesë në Samitin e Liderëve të EPP-së
Bruksel, 22 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Popullore Evropiane, i cili po zhvillohet në Bruksel.
\"Në Samit janë të pranishëm presidentët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, udhëheqësit e shteteve dhe qeverive, si kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri spanjoll, udhëheqësit e institucioneve të Rumanisë, Bullgarisë, Hungarisë, Kroacisë, Irlandës dhe të vendeve tjera të BE-së e rajonit\", thuhet në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit.
Ky Samit, ka fokus të rëndësishëm Ballkanin Perëndimor, ku u shpreh përkrahja e EPP-së për shtetet e rajonit, duke përfshirë Republikën e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Mustafa do të takojë personalitete dhe drejtues të BE-së dhe vendeve anëtare.