17 Janar 2025

Kryeministri Mustafa ofroi përkrahjen e plotë të Qeverisë për pushtetin lokal

Prishtinë, 8 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, i shoqëruar nga anëtarët e AKK-së, Agim Veliu e Muharrem Sfarqa, si dhe drejtori ekzekutiv, Sazan Ibrahimi. 

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur pushtetin lokal në Kosovë, duke pas parasysh rëndësinë që kanë komunat për përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke qenë ofrues të drejtpërdrejtë të shërbimeve.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi mbështetjen e Qeverisë edhe për adresimin e akteve ligjore të cilat do të avancojnë pushtetin lokal në aspektin e financave, zhvillimit ekonomik, vendimmarrjes si dhe ofrimin e shërbimeve më kualitative për qytetarët. 

Kryetari i AKK-së, Naim Ismajli, vlerësoi mbështetjen e Qeverisë, duke theksuar angazhimet e AKK-së për avancimin e proceseve që lidhen me komunat e Kosovës. 

Ismajli, po ashtu, kërkoi përfshirje më të madhe të AKK-së në proceset që lidhen me miratimin e akteve legjislative si dhe proceset vendimmarrëse për të reflektuar qëndrimet e komunave të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)