Kryeministri Mustafa ngushëllon familjen Berisha
Prishtinë, 28 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Berisha pas ndarjes nga jeta të Rexhep Berishës, veprimtar i dalluar dhe babai i Heroit të Kosovës, Nuhi Berisha.
\"Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Rexhep Berisha\", thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.
Duke qenë babai i Nuhi Berishës, njërit prej heronjve më të mëdhenj të Kosovës në luftën për liri, Rexhep Berisha ishte njëkohësisht figurë emblematike e frymëzuese e Anamoravës dhe Kosovës në përpjekjet e popullit të Kosovës për realizimin e synimeve kombëtare.
\"Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për Familjen Berisha, për Gjilanin e më gjerë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën Familja Berisha kontribuoi aq shumë\", thuhet në telegram.