Kryeministri Mustafa në vizitë zyrtare në Hungari
Prishtinë, 2 maj - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të qëndroj sot në Budapest, me çrast pritet të takoj homologun e tij hungarez Viktor Orban.
Vizitën në Budapest, kryeministri Mustafa e ka konfirmuar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Me kryeministrin Orban do të bisedojmë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset euro-integruese, ka shkruar Mustafa.
Sipas kryeministrit të Kosovës, ky do të jetë një vit i veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën. Në radhë të parë, ai ka përmendur fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe liberalizimin e vizave.