16 Janar 2025

Kryeministri Mustafa në interpelancë për sigurimet shëndetësore

Prishtinë, 14 shkurt -  Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajnë seancë parlamentare në të cilën mbahet interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, pastaj votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë, do te jenë pika të rendit të ditës se kësaj seance.

Kuvendi po ashtu mban debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë tjerë nënshkrues,

Nderkaq deputetët në ketë seancë do të bejnë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale, shqyrtimin e Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, shqyrtimin e Projektligjitpër ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, shqyrtimin e  Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim, shqyrtimi d Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës, etj,.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)