16 Janar 2025

Kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje të BE-së për integrimin e Kosovës

Prishtinë, 7 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.
 
Kryeministri Mustafa foli për avancimin e rrugës integruese evropiane të Kosovës dhe progresin që po arrihet në shumë fusha brenda vendit.
 
Gjatë takimit, u bisedua për përgatitjet lidhur me mbajtjen e Samitit të Triestes, për Agjendën e Reformave Evropiane, për reformën e administratës publike si dhe proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së, zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës.
 
“Republika e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj eurointegruese dhe në vazhdimin e proceseve evropiane që lidhen me rajonin. Në këtë rrugë, presim përkrahje më të madhe dhe më të vendosur të BE-së”, tha kryeministri Mustafa, duke e falënderuar znj. Calavera të përkrahjen e deritashme të BE-së për proceset në Kosovë.
 
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur mbështetje të mëtejme të Komisionit Evropian për proceset dhe reformat evropiane në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)