16 Janar 2025

Kryeministri Mustafa dënon sulmin terrorist në Berlin

Prishtinë, 20 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Kancelaren Angela Merkel dhe popullin gjerman, pas sulmit terrorist në Berlin, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm dhe shumë të tjerë u plagosën.

Kryeministri Mustafa është shprehur i shokuar nga ky akt terrorist, duke theksuar dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Mustafa ia ka përcjellë ngushëllimet edhe ambasadores gjermane në Kosovë, Angelika Viets, gjatë një takimi të zhvilluar sot.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Cyrih të Zvicrës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)