Kryeministri Mustafa akuzon rënd Albin Kurtin
Prishtinë, 27 gusht - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka akuzuar me gjuhë të rëndë ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili të enjten, po ashtu akuzoi Mustafën dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi, për marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe.
Duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe me termin e gjuhës serbe Zajednicë, Kurti ka thënë se Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Hashim Thaçit me djemtë e Isa Mustafës.
Pak minuta më vonë, Kryeministri kosovar ka shkruar një status në Facebook si reagim ndaj Albin Kurtit, me këtë përmbajtje: A e di kush, çka ka ky gomari i Zajednicës me djemtë e mij??? Të drejtohet kah unë Ukshi se e ka humbur rrugën.