22 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me Sir Stuart Peach

Prishtinë, 6 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabetë II.

Duke biseduar për Ballkanin Perëndimor, u theksua rëndësia për më shumë koordinim në politikën rajonale, me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike, për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjërë.

Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s.

Ndërsa lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, Kryeministri potencoi se Republika e Kosovës ka bashkërenduar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian.

Duke biseduar pasojat ekonomike dhe energjike të agresionit rus, kryeministri Kurti e njoftoi emisarin Peach për masat e ndërmarra nga Qeveria, në mbështetje të qytetarëve, nëpërmjet Pakos së Ringjalljes Ekonomike, asaj për përballje me inflacionin si dhe masat e prezantuara të subvencionimit për efiçiencë të energjisë për qytetarët.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)