23 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti: Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Në 14- vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit të Republikës së Kosovë nën intonimin e himnit shtetëror.

Pasi nderuan flamurin e Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, uroi të gjithë qytetarët e vendit për Ditën e Pavarësisë.

Në fjalën e tij para mediave, kryeministri Kurti tha se teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit.

“Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes të popullit tonë në Prekaz, pra tek Kompleksi Adem Jashari dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi”, tha kryeministri Kurti.

Teksa kujtoi të gjithë ata të cilët punuan dhe luftuan e që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë, kryeministri Kurti u shpreh falënderues ndaj të gjithëve dhe mirënjohës përjetë.

Kryeministri Kurti gjatë ditës do të merr pjesë edhe në vendosjen e kurorave në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova, varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe në aktivitete të tjera në shënim të kësaj dite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)