Kryeministri Kurti takon ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt
Prishtinë, 4 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili e ka uruar për detyrën e re në krye të Qeverisë.
Gjermania përveç që është një prej forcave kryesore në Evropë ajo ka qëndruar përherë afër sfidave në të cilat institucionet e vendit tonë janë përballur.
Kryeministri Kurti tha po ashtu se takimet me ambasadorin Heldt do të vazhdojnë dhe do të krijojnë bashkëpunim të hapur e parimor.â