Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Malit të Zi, Bernard Çobaj
Prishtinë, 10 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj, në takimin që u mbajt në Zyrën e Kryeministrit, diskutuan për marrëdhënie bilaterale dhe për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.
Duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Malit Zi ndaj Kosovës, veçanërisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e pozitës së Kosovës në iniciativa rajonale, Kryeministri Kurti e përgëzoi Çobaj për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të ngushtë.
Më tej, ai teksa theksoi vullnetin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për angazhim edhe më të madh në çështje të interesit të përbashkët të të dy vendeve e që kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë dhe sigurinë në rajon.â