22 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e QUINT-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së

Prishtinë, 25 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ushtruesen e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Anna Carin Platon dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Duke folur për takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke.

Ai prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.

Përfaqësuesit e QUINT-it dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e falënderuan Kryeministrin Kurti për angazhimin pozitiv dhe konstruktivitetin në takimet në Bruksel.

Në takim u bisedua edhe për marrëveshjen për targat, për zhvillimet politike në vend si dhe situatën politike në rajon.

U ritheksua përkushtimi për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)