Kryeministri Kurti sot do të vizitojë Komunën e Prizrenit
Prizren, 9 prill - Në kuadër të vizitave të tij nëpër komunat e Republikës së Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti sot do të vizitojë Komunën e Prizrenit.
Më këtë rasti kryeministri Kurti do të pritet nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Kurti dhe Haskuka do të diskutojnë lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19.