Kryeministri Kurti priti në takim ish-Presidentin Alfred Moisiu
Prishtinë, 2 mars - Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Moisiu i uroi Kryeministrit Kurti punë të mbarë në qeverisjen e vendit. Ai shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare.
Ai nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi.
Kurti shprehu, nga ana e tij, mirënjohjen për Moisiu, për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen. Biseda mes kryeministrit Kurti dhe ish-presidentit Moisiu ishte shumë e ngrohtë.