25 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti pranon urime nga kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

Prishtinë, 16 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një letre ka pranuar urimet e kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan me rastin e rizgjedhjes kryeministër i Republikës së Kosovës.

Rezultati i zgjedhjeve është manifestim i besimit të madh që populli i Kosovës ka në udhëheqësinë tuaj, thuhet në letër urim.

Pakistani dhe Kosova ndajnë njëra me tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore të cilat tejkalojnë kufinjtë geografikë, shprehet kryeministri Khan në letrën e tij, teksa shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar ngushtë me kryeministrit Kurti në avancimin e marrëdhënieve në shërbim dhe dobi të të dy vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)