26 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti pranon urime nga kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga

Prishtinë, 30 mars - Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në letër urim. Kosovën e konsideron me rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ndërsa është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e saj.

Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë COVID-19, është shprehur kryeministri Suga, teksa ka shfaqur besimin se kryeministri Kurti do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)