Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga UNDP dhe NDI
Prishtinë, 7 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Përfaqësuesja e Përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko, dhe nga Drejtoresha e Lartë e Përhershme e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, ambasadorja Nancy Soderberg me rastin e marrjes së detyrës së kryetarit të Qeverisë.
Në letrën dërguar kryeministrit Kurti, znj. Suokko ka theksuar vendosmërinë e UNDP-së për ta vazhduar bashkëpunimin me kryeministrin Kurti dhe kabinetin e tij. Derisa në letrën e urimit nga NDI, në emër të institutit, ambasadorja Soderberg e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për punën e tij në dobi të qytetarëve të Kosovës duke shpresuar që të punojnë së bashku për ta fuqizuar më tej demokracinë e vendit.