Kryeministri Kurti ka ftuar në takim presidentin Hashim Thaçi
“Duke ditur përgjegjësinë e detyrat institucionale që i bartin pozitat tona, e kur jemi në prag të Konferencës “Munich Security Conference”, ju ftoj në takim për t’i bashkërenduar qëndrimet tona për çështjet e politikës së jashtme”, thuhet në letrën e kryeministrit Kurti dërguar presidentit Thaçi.
Kurti i ka shkruar Thaçit se politika e jashtme është ajo që duhet të na bashkojë.
"Prezantimi sa ma i denjë i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh. Lë të japim terë kapcitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t'i bejmë", shkruan me tej Kurti.